Nisma për përjashtimin e Berishës e Ruçit nga politika,Murrizi: Ja institucionet ku ka ish-sigurimsa

  • 4 years ago
Sot në Kuvend në rendin e ditës është edhe projektligji për lustracionin, i cili nëse miratohet përjashton automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021, si dhe të gjithë politikanët e tjerë, të cilat kanë ushtruar disa funksione gjatë regjimit komunist, duke përfshirë edhe Gramoz Ruçin, i cili ka qenë ministër i Brendshëm në vitet e fundit të diktaturës. Myslim Murrizi u kërkoi deputetëve të votojnë projektligjin, ndërsa u ndal edhe te shumë institucione që sipas tij kanë në kupolën drejtuese ish-sigurimsa.

"Hetuesi dhe spiuni që çoi në plumb Vilson Blloshmi endet, herë vetë dhe herë në pjellën e tyre në organet e drejtësisë së re. Ministria e Brendshme ka 28 ish-sigurimsa në kupolën e saj, 71 i ka SHISH. Pse duhet të jenë 9 te shtabi i ushtrisë, 2 janë te DSIK. Zv/ prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë ka qenë ish-hetues i Krujës. Kanë dashur mediat ta tjerrin se ky është ligj kundër Zotit Ruçi dhe Berishës. Jo jo, unë e kam me emra" tha Murrizi. Në 27 maj Komisioni i Ligjeve e rrëzoi nismën me 13 vota pro.

Recommended