Report TV - PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës, Spaho: Ju ka hyrë tmerri
  • 5 years ago
Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho deklaroi se deklarata e Sali Berishës nuk ishte thirrje për luftë, por këngë patriotike. Ai tha se shumica po tenton që të përjashtojë të gjithë drejtuesit e opozitës, referuar kërkesës edhe për përjashtimin e Bashës për seancën e djeshme. ?U ka hyrë tmerri nga protestat popullore, po e ndjeni fundin e pushtetit tuaj dhe në tentativë për të shpëtuar kaloni në spektakle, por nuk i shpëtoni protestës së studentëve. Është komike, sa vargjet e një kënge patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. Po propozoni të përjashtohen të gjithë drejtuesit e opozitës, por nuk do ia arrini të mbyllni gojën e opozitës, gjithmonë do të na keni këtu, jeni bërë e keqja më e madhe e vendit. Derisa ju të shporreni do të na keni këtu?tha Spaho.
Recommended