Ora News - PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës, Spaho: Ju ka hyrë tmerri
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi. Kreu i grupit PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i kërkoi Gramoz Ruçit të mbledhë byronë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën.

"Dje kryetari i PD-së u kthye në transportues vezësh, sot ish kryetari i PD-së bën thirrje për dhunë. Këto janë të papranueshme. Besoj se ende ka ngelur shtetarizëm për tu distancuar nga kjo dhunë e pashembullt që nuk i bën mirë Shqipërisë dhe as rrugës europiane. PD urgjentisht të distancohet nga këto lloj thirrjes dhe kryetari i kuvendit byroja e kuvendit të shqyrtojë këkesën tonë edhe për deputetin Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë"

Për propozimin e PS, reagoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, i cili tha se mazhoranca ka frikë nga protestat që kanë përfshirë Shqipërinë.

Spaho: Situata në të cilën ndodhet mazhoranca është tragjike dhe komike. Ju ka hyrë tmerri nga protesta, po e ndjeni fundin e pushtetit tuaj dhe në tentativë për të shpëtuar nga ky uragan qytetar, kaloni edhe në spektakle dhe butafori.

Sado të përpiqeni nuk i shpëtoni dot as protestës së studentëve, as protestës së banorëve të Unazës së Re, as nuk e fshini dot atë rastin e korrupsionit, sado të përpiqet kryeministri, nuk do të shpëtojë dot.

Është komike sepse vargjet e një kënge patriotike e konsideroni si rrëzimin e rënies së rendit kushtetues.

Po lejoni që kuvendi të degradojë në këtë farë feje. E keni kthyer në një Byro Partie, siç thatë dje.

Ju propozoni që të përjashtohen krerët e PD, po të kishit mundësi gjithë grupin e opozitës. Nuk do arrini dot megjithë akrobacitë, që ti mbyllni gojën opozitës.

Do të na keni këtu, jeni bërë e keqja më e madhe, derisa të rrëzoheni ne do të na keni këtu në këmbë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ps-kerkon-perjashtimin-e-sali-berishes
Recommended