Partia Demokratike reagon per viziten e Sali Berishes ne Vlore (12 Maj 2000)

  • 4 years ago
Deklarimi i sotëm i Ambasadorit Amerikan Limpreht për vizitën e Sali Berishës në Vlorë është përshëndetur nga Partia Demokratike. Sipas nënkryetarit të saj Jemin Gjana është absurde që në këtë rast nuk kanë folur kundër vizitës grupet ektremiste por vetë drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
" Shqetësimi i tij është i motivuar për një arsye. Nëse në rastet e veçanta ka patur probleme në të gjitha krahet e politikës që dikush në rrugë apo në një ambjent publik të kishte një reaksion apo një pengesë kurrë drejtuesit e Partisë Demokratike dhe pushtetarët e saj të çdo niveli qofshin asnjëherë nuk kanë bërë deklarime të tilla siç bëjnë sot titullarët e këtij shteti".
Ndërkohë super të akuzuarit e të majtëve për dërgimin e njerëzve në Vlorë me background kriminal nga e gjithë Shqipëria, Shaban Memia ka mohuar sot të gjitha këto akuza. Ne do të përpiqemi tha ai të evitojmë çdolloj konflikti atje.
Shaban Memia: Ne do të shkojmë me flamur dhe me lule ashtu siç duhet shkuar tek demokratët e Vlorës, Vlora e Ismail Qemalit dhe e flamurit. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm që të mos biem pre e provokacioneve të grupeve të vogla por ato janë në minorancë sot dhe nuk mund të provokojnë dhe të realizojnë ato skenarë të shërbimeve sekrete qofshin shqiptarë apo të huaj, qofshin dhe të grupeve mafioze që sot janë në pushtet dhe në strukturat e shteteve.
Gazetarja: A do të ike zoti Berisha me makinë të blinduar në Vlorë?
Shaban Memia: Berisha do të ikë me makinën e tij që ka lëvizur në gjithë Shqipërinë si kudo.
Deklaratat politike rreth mitingut të Berishës në Vlorë acarohen çdo ditë e më shumë. Sot gazeta e Partisë Socialiste ka akuzuar Partinë Demokratike për destabilizim të jugut të Shqipërisë, ndërsa kjo e fundit pretendon se agjentë të Shërbimit Infomativ dhe kriminel nga e gjithë vendi janë strehuar në Partinë Socialiste të Vlorës për të krijuar incidente gjatë mitingut. Ashpërsia e këtyre deklaratave nuk bën gjë tjetër veçse shton punën e policisë e cila ka nisur që sot të marrë masat për të siguruar vizitën e Berishës të dielën në qytetin bregdetar.

Gazetare: Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended