PROFIL/ Valdrin Pjetri e nisi karrierën në kohën e Berishës, ishte i pajisur me certifikatë sigurie

  • 5 years ago
Valdrin Pjetri si kandidat i Partisë Socialiste të Shkodrës nuk ishte një zgjedhje e rastësishme. Pjetri ka një karrierë të gjatë ku ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore.

Ai e ka nisur karrierën që në kohën e qeverisë Berisha në vitin 2010 deri në vitin 2014 kur ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi)

Në maj të 2018 ai mori postin e kreut të Hipotekave, deri kur ky institucion u shkri në fillim të këtij viti, për t?iu bashkuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pak para zgjedhjeve të këtij viti u emërua prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Më herët Valdrin Pjetri ka shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, pozicione të cilat të pajisin edhe me një certifikatë sigurie (CSP).

*CSP, është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar*

Recommended