Valdrin Pjetri mohoi akuzat, PD: Kemi dokumentet, nuk ka udhëtuar drejt Italisë për 8 vite

  • 5 years ago
Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri mohoi sot akuzat e PD-së se nuk ka udhëtuar drejt Italisë për 10 vite. ?Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie"tha ai. Por PD-ja, publikon dokumentet që thotë se janë të sistemit TIMS, që sipas saj ?vërtetohet se Valdrin Pjetri nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010?.

Selia blu shprehet se Vladrin Pjetri është kapur sot në një gënjeshtër të trashë duke u përpjekur të mashtrojë qytetarët e Shkodrës. Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë figurën e Valdrin Pjetrit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi përmes një letre iu drejtua prokurorisë duke thënë se ka të dhëna publike që provojnë se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Recommended