Report TV -Ekskluzive/ Ja dosja e Kadastrës, që futi në sherr Prokurorinë me qeverinë
  • 5 years ago
Prokuroria e Durrësit ka çuar prapa hekurave për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?, drejtorin e kadastrës në këtë qytet Liridon Pula, ndërsa është shpallur në kërkim ish-drejtuesi i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi. Pula ka vetëm pak muaj që është emëruar në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit. Ndërkohë që ky institucion është vendosur në shënjestër të prokurorisë që po e heton prej disa muajsh. Fillimisht pak javë më parë u arrestua n/ drejtori Arben Isaku, ndërsa më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë që pas tij u prangos edhe nën/drejtoresha tjetër Lusiena Kurti, e cila gjithashtu u la në të njëjtën masë. Gjatë ditës së djeshme Pula ka dalë para gjykatës së Durrësit ku është njohur me masën e sigurisë ?arrest në burg?. ?Shqiptarja.com? ka mundur të sigurojë kërkesën e prokurorit Ndoja të paraqitur në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë arrest në burg të Liridon Pula.
Recommended