Report TV - Ekskluzive/ Ja kandidatët e parë për SPAK-un që tremb politikën (Lista e plotë)
  • 5 years ago
Gjyqtarët pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Prokurorët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë kandidatët më potencialë për t?u bërë pjesë e Gjykatave Speciale dhe Prokurorisë së Posaçme, të projektuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, por sidomos çdo akuzë penale për pushtetarët dhe ish-pushtetarët shqiptarë që nga vitit 1991 deri në ditët e sotme.

Deri më tani, kandidatja e vetme e konfirmuar deri më sot për t?u bërë pjesë e Gjykatës Speciale është Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Kosova ka kaluar Vetingut, ndërsa tani i duhet vetëm të plotësojë një deklaratë, ku të pranojë se heq dorë nga privatësia, për t?u bërë pjesë e Gjykatës Speciale.

Kandidat mund të ishte edhe Dritan Hallunaj, por ky i fundit u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkaq, gjyqtarët Dhurata Haveri, Nure Dreni, Saida Dollani, Dhimitër Lara, Fehmi Petku, Sokol Binaj, Amarildo Laçi, Ardit Mustafaj, Sandër Simoni, Gurali Brahimllari, Idriz Mulkurti etj., mund të bëhen pejsë e Gjykatave Speciale vetëm nëse do të kalojnë me sukses procesin e Vetingut në të dy shkallët dhe nëse pranojnë që të heqin dorë nga privatësia.
Recommended