Report TV - Me audio dhe video në fshehtësi, KLP merr në pyetje 4 kandidatët e parë për SPAK-un
  • 5 years ago
TIRANE-Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot katër intervistat e para me kandidatët për SPAK-un. Në pyetje u morën Altin Dumani, që është drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, Anton Martini prokuror te Krimet e Rënda, Arben Kraja prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Anita Jella drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Ndërkohë që nesër në datë 9, në 10, 11 dhe 12 korrik do të dalin para KLP-së prokurorët e tjerë që kandidojë për të qenë pjesë e SPAK-ut, raporton gazetari Arsen Rusta.

Si shkalla e fundit e një procesi, intervistimi i prokurorëve zhvillohet në diskrecion të plotë. Intervistat me 22 kandidatët për SPAK-un nuk do të bëhen të njohura për publikun për faktin se gjatë marrjes në pyetje, ata do të pyeten dhe do të japin shpjegime për dosje të caktuara, me emra të pandehurish, apo ato që lidhen me persona te caktuar dhe numra dosjesh me objekt sekret hetimi.

Intervistat regjistrohen nga komisioni me audio dhe video dhe për çdo ankimim të mundshëm t?i vihet në dispozicion të interesuarve. Procesi i fundit që do të mbyll dhe ngritjen e SPAK nisi sot dhe do të përfundojë më 12 korrik, për 22 kandidatë.
Recommended