Dy katëshe e rrethuar me mure të larta, Report TV te shtëpia e babait që urdhëroi vrasjen e vajzës

  • 3 years ago
Report Tv është zhvendosur në shtëpinë e Faik Bucit, babai i cili së bashku të djalin vranë vajzën e shtëpisë, Eglantina pasi nuk ishin dakord me bashkëjetesën e saj me të riun. Shtëpia është në Allias, një ndërtesë 2 katëshe e rrethuar me mure të larta, siç shihet në foton që Report Tv. Buci është zhvendosur në këtë banesë prej 7-8 vitesh, teksa është pak km larg nga banesa e shtëpisë së vajzës së tij, me të cilin nuk flasin prej vitesh.  Fqinjët e përshkruajnë si një njeri jo problematik, madje janë shprehur të habitur kur kanë lexuar lajmet. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në momentin e arrestimit iu gjet dhe një armë e ftohtë, thikë. Ndërkohë, ish- gruaja e tij, nëna e Eglantinës është zhvendosur të jetojë tek vëllezërit e saj në zonën e Institutit.

Recommended