'Më mirë të vdisja unë se Aderina'! Lutjet e babait s'dëgjohen, nxirret trupi i pajetë i vajzës
  • 4 years ago
Mesnatën e sotme është nxjerrë trupi i 38-të i pajetë nga rrënojat në Thumanë. Viktima është Aderina Kabili 21-vjeç nga Thumana, e cila punonte në fabrikën e këpucëve. Babai i vajzës, Haxhi Kabili 52-vjeç u shpreh se rrënojat e zunë së bashku me gruan dhe vajzën. "Gruan e zgjova, u çua dhe shkoi dhe fjeti prapë. Ndërsa vajza nuk lëvizi, u përgjigj përgjumur? Unë kam mbetur brenda në rrënoja, me dorën time kam pastruar tullat e beton çfarë kanë qenë dhe kam arritur të dal. Aderina ka qenë në punë, në fabrikën e këpucëve. Më mirë të kisha vdekur unë se Aderina" tha ai.
Recommended