Ora News - Nxirret trupi i pajetë i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, fqinjët: Kishte municione në shtëpi
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Pas përfundimit të procedurave nga policia, nxirret nga banesa trupi i pajetë i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru.

Për shkak të gazit lotsjellës efektivët e policisë e kishin të vështirë punën për këtë arsye janë sjellë maska kundragaz.

Ne banesën e 71 vjeçarit sipas banorëve të pallatit ka një sasi te konsiderueshme municionesh pasi prej disa vitesh ai punonte ne uzinën e Mjeksit dhe shpesh here bere edhe çmontime armësh ne shtëpi.

Sipas tyre ata i janë ndjerë vazhdimisht të frikësuar pasi konfliktet me te kanë qenë të vazhdueshme.

Ai njihet në zonë si një njeri i dhunshëm dhe konfliktuar, si dhe ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas Loresha Zhidros dhe vajzës Albina.

71-vjeçari ka edhe dy fëmijë në Sarandë nga martesa e parë, ndërsa ai vetë ka lindur ne Libohovë të Gjirokastrës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nxirret-trupi-i-pajete-i-71-vjecarit-lefter-zhidru-fqinjet-kishte-municione-ne-shtepi-ishte-i-dhunshem/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended