Gjendet i pajetë trupi i një mashkulli tek Liqeni Artificial, ja të dhënat e para të policisë

  • 6 years ago
TIRANË- Pak çaste më parë në bregun e Liqenit Artificial është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli i moshës 60-70 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se në trupin e tij nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e trupit të pajetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 27.09.2018, rreth orës 13:10, në bregun e Liqenit Artificial është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull rreth moshës 60-70 vjeç.

Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e trupit të pajetë.

Recommended