Ora News - Gjendet trupi i pajetë i një 65-vjeçari që punonte roje në Himarë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë.

Në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Ylli Luçaj, 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

?Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.? ? njofton policia.

Është dyshuar fillimisht për vetëvrasje teksa nga këqyrja e mëvonshme e trupit janë evidentuar disa plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Ai ka marrë disa plumba në trup që i kanë shkaktuar vdekjen.

Nga policia konfirmohet se është person pa precedent penal.

Nga burimet, familjaret kanë njoftuar policinë në orën 5 pasdite.

Pista kryesore e hetimeve mbetet konflikt i çastit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjendet-trupi-i-pajete-i-nje-65-vjecari-qe-punonte-roje-ne-himare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended