Ora News - Trupi i pajetë i Kostandin Kacifës sillet në Tiranë për ekspertizë të hollësishme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarët kanë tërhequr trupin e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas nga morgu i Gjirokastrës. Rreth orës 18:20 të së martës autoambulanca me trupin e pajetë është nisur nga Gjirokastra drejt morgut të Tiranës dhe ka mbërritur rreth orës 21:00 ku pritet të kryhen ekzaminime shtesë në prani të një mjeku grek.

Më pas trupi do t'i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e rastit. Ngjarja po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda si tentativë vrasje ndaj policisë.

Ndërkohë në vendin ku i riu u vra nga RENEA, në bularat të Gjirokastrës, janë vendosur lule por dhe një flamur grek.

Pretendimet e familjarëve për ekspertizën e trupit janë monitoruar edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.

Dosjen e 35-vjeçarit i cili qëlloi me armë ndaj policisë dhe forcave RENEA po e hetojnë prokurorët e Krimeve të Rënda. Burimet saktësuan se në bazë të Neni 179 pika një dhe tre të kodit të procedeurës penale nuk lejohet përfshirja e ekspertëve të huaj. Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit nga ana tjetër shprehet se autopsia tashmë e bërë, ndaj dhe mund të gjenden rrugëzgjidhje.

Po ashtu mësohet se familjarët kanë kërkuar që të përfaqësohen prej një avokati grek, i cili do të kërkojë rrugët ligjore për të bërë të mundur ekspertizën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trupi-i-pajete-i-kacifas-ne-morgun-e-gjirokastres-ne-pritje-te-mjekut-grek

Recommended