Ora News - Nesër masa e sigurisë për të arrestuarit pas tërmetit në Tiranë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Gjykata e Penale e Tiranës do të japë nesër në orën 10:00 vendimin për masën e sigurisë për 31 personat e arrestuar pas dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Seanca për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë, e zhvilluar në dy faza nisi në orën 12:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:00 të mbrëmjes.

"Ka qenë një seancë maratonë që ka nisur në 12 dhe sapo ka përfunduar. Është mbajtur pretenca për 31 personat e ndaluar. Është kërkuar arrest me burg për 13 nga të ndaluarit, për 5 të tjerë detyrim paraqitje, ndërsa për 13 të tjerë është kërkuar masë më e lehtë dhe gjykata do të vendosë nesër në orën 10:00" raportoi gazetari Besar Bajraktaraj.

Në seancën e parë, ishin dhe dy ish-kryetarët e komunave, Besnik Fuçia i Farkës dhe Fatbardh Plaku i Kasharit.

Për ta prokuroria ka kërkuar qëndrimin në qeli, teksa për Faik Fejzon u kërkua masa e arrest në shtëpi.

Gjatë seancës mësohet se ka pasur dhe përplasje të forta mes prokurorëve dhe mbrojtjes të cilët pretenduan se ndalimet janë bërë pa prova dhe fakte.

Në dosjen e mbrojtur prej prokurorëve Alket Mersini dhe Erjon Imeraj janë renditur një sërë shkeljesh të zbuluara në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Shkeljes sipas akuzës nisin nga mungesa e dokumentacionit për studimin sizmik të zonës së ndërtimeve, aktet e kolaudimit, aktet e kontrolleve në faza të ndryshme të ndërtimeve.

Janë regjistruar mungesë të kolonave në pallateve sipas parashikimeve të projekteve, analizat e çimentos dhe të hekurit si dhe një sërë elementësh që kanë cënuar sigurinë e pallateve.

Për këtë shkak nën akuzë janë vënë zyrtarët e ish-komunave, inxhinierët e kompanive kolaudues etj.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ne-gjykate-te-arrestuarit-pas-termetit-ne-tirane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended