Ora News - Tiranë, "burg" babait që abuzoi seksualisht të bijën për shumë vite
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë 'arrest me burg" për babain përbindësh i cili akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.

61 vjeçari me inicialet Q.N u arrestua pas denoncimit që i ka bërë e bija.

Burimet kanë bërë të ditur se ndaj vajzës abuzimi ka vazhduar prej vitesh. Flitet se vajza është abuzuar për 16 vite, që në momentin kur ajo kishte qenë vetëm 9 vjeç

Mësohet se kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë.

Mësohet se 61 vjeçari me inicialet e emrin Q.N ishte divorcuar kur ishte 45 vjeçar.

Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin.

Pas denoncimit të 25 vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen.

Para prokurorisë ka pranuar faktin se në moshën 19 vjeçare, vajza kishte ngelur shtatzënë me të dhe e kishte abortuar fëmijën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-burg-babait-qe-abuzoi-seksualisht-te-bijen-shume-vite
Recommended