Ora News - Prezantohet pr/buxheti i Tiranës për 2020: 100 lagjet ku do të ndërhyhet
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nga shkolla ?1 Maji? në kryeqytet, në dëgjesën me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shpjegoi 4 kolonat kryesore mbi të cilat është planifikuar projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

?Do të vijojmë të investojmë në çerdhe, kopshte, shkolla. Kemi një punë shumë të madhe për të bërë. Fillojmë brenda këtij viti kampusin e qytetit student. Tani do të kemi fokus më të madh te ekonomia dhe punësimi, siç është zona e re ekonomike e Tiranës, e cila do të fokusohet në prodhim e manifakturë, për të krijuar vende të reja të punës. Po ashtu, edhe tregun agroushqimor, në mënyrë që edhe zonat rreth e qark të Tiranës të ketë një treg për të sjellë produktet e tyre?.

Duke u ndalur më konkretisht në investimet që prekin banorët e njësisë Nr. 1, 2 dhe 3 në qytet, Mazniku theksoi se një prej investimeve më të rëndësishme është ai i zgjerimit të Lanës ?Projekte të rëndësishme si ai i zgjerimit të Lanës, i krijimit të Bulevardit në krahun tjetër, i projekteve të zgjerimit të rrugëve sekondare dhe shesheve në zona të ndryshme të Tiranës apo investimit te Parku i Liqenit, janë elementë që çojnë shpërndarjen e zhvillimit të qytetit, jo vetëm në qendër, por në të gjithë sipërfaqen?, tha ai.

Një projekt me rëndësi është dhe ai i 100 lagjeve.

Si pjesë e programit të 100 lagjeve, në Njësinë 1 është parashikuar të prekë Bulevardin ?Bajram Curri?, ?Petro Nini Luarasi?, rrugën Taulantia dhe rrugën ?Ali Demi?, lagjen ?Idriz Dollaku?, Rruga ?Ali Shefqeti?, ?Ramazan Shushku? në Jug të Lumit të Lanës. Rrugën ?Arben Lami?, ?Ali Shefqeti?, ?Aleksandër Konda?, ?Themi Ibrahimi?, ?Nikolla Mjekashi?, ?Bajazit Shehu?, ?Ali Ulqinaku? dhe ?Shyqyri Basha?. Ndërkaq, zona 1 është edhe një prej njësive të para ku do të pilotohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/prezantohet-prbuxheti-i-tiranes-2020-100-lagjet-ku-do-te-nderhyhet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended