PDIU bashkon votat me PS, miratohet buxheti i Bashkisë së Tiranës, rritje me 12%
  • 5 years ago
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar të premte buxhetin për vitin 2019, që do të fokusohet në infrastrukturë rrugore, banesa sociale, shkolla e kopshte, pastrim e gjelbërim. Vendimi u mor si rrjedhojë e bashkimit të votave të grupit të këshilltarëve të PDIU me ata të PS-së. Në këtë mbledhje, ku u vendos se buxheti do të rritet me 12%, këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike nuk kanë marrë pjesë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur mbledhjen e sotme me denoncimin e Partisë Demokratike, ku deputetja Jorida Tabaku dhe këshilltari ligjor Gazmend Bardhi deklaruan se ai së bashku me kryeministrin Edi Rama po e shfrytëzojnë projektin "Unaza e Madhe" për t'i hapur rrugë ndërtimit të një rezidence luksoze të trafikantit të drogës Edmond Bego. (Lexo këtu)

Veliaj i hodhi poshtë këto akuza dhe u shpreh se nëse gjendet qoftë dhe një dokument i vetëm që e vërteton dicka të tillë, ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.