Ora News - LSI në Korçë bashkon votat me PS, miratohet buxheti i qytetit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Këshilltarët e LSI në Korçë bashkuan votat me socialistët për miratimin e buxhetit për vitin 2019, ashtu si më parë kanë bërë në Durrës dhe Elbasan. Kryebashkiaku Filo tha se buxheti i garanton Korçës të jetë në elitën e bashkive shqiptare, por për demokratët buxheti është abuziv.

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim bashkuan votat me socialistët në këshillin bashkiak të Korçës dhe miratuan buxhetin për vitin 2019.

1 miliard e 744 milion leke parashikohet të jenë fondet e bashkisë juglindore për vitin që vjen, 40 milionë më shumë se viti që po lëmë pas.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se buxheti i garanton Korçës te jetë në elitën e bashkive në të gjitha drejtimet.

Sotiraq Filo: Në drejtim të investimeve, të ofrimit të shërbimeve publike dhe në çdo gjë tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-ne-korce-bashkon-votat-me-ps-miratohet-buxheti-i-qytetit