RTV Ora - Greqi, qeni zbulon drogë në makinën e shqiptarit, në Tiranë kapet kokainë

  • 5 years ago
#rtvora

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.

Në pranga është vënë një 45-vjeçar, i cili me motor po e çonte kokainën në doza të vogla tek klientët.

"Në kuadër të operacionit "Klienti" u arrestua A.H. Ky shtetas në rrugën ?Prokop Mima? po lëvizte me motor ku gjatë ndërhyrjes së policisë ka hedhur në tokë dy kartopeceta brenda së cilave kishte lëndë narkotike e dyshuar llojit Kokainë. Këtë lëndë e kishte bërë gati për t?ua çuar klientëve që e kishin porositur", thotë policia.

Nga kontrolli i banesës ju gjet dhe një sasi tjetër Kokaine, në total 306.2 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/po-conte-kokaine-tek-klientet-kapet-45-vjecari-ne-tirane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended