Itali: Shqiptarit i kapin 15 kg kokainë në kazanin e rrobave të përdorura dhe mijëra euro nën dyshek

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Autoritetet policore italiane të qytetet të Vareses, kanë arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut të kokainës.

Shqiptari me precedent penal është kapur me 15 kg kokainë e 36 mijë euro cash.

Ai kishte transformuar një kazan për hedhjen e rrobave të përdorur në magazinë shitje droge.

Shqiptari u kap pas përgjimeve policore që filmuan se si me doreza në duar nxirrte nga kazani i rrobave të përdorura një çantë që më pas me shumë kujdes e fshehu në furgonin e tij.
Pas këtij veprimi trupat policore u vunë në ndjekje të tij.

Shqiptari tentoi për disa minuta të largohej me furgonin e tij duke aksidentuar dhe një makinë policie.

Pasi u përplas me një mur banese, shqiptari braktisi furgonin e tentoi të arratisej në këmbë, por u bllokua dhe u vu nën arrest nga forcat e policisë.

Në çantë e në furgonin e tij u gjetën fshehur 14 pako me kokainë me peshë 15 kg. Në banesën e tij nën dyshek iu gjetën fshehur 36 mijë euro cash të paketuar.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/itali-shqiptarit-i-kapin-15-kg-kokaine-ne-kazanin-e-rrobave-te-pedorura-dhe-mijera-euro-nen-dyshek/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended