Itali: Kishin kthyer magazinën e kompanisë në laborator kokaine, arrestohen 2 shqiptarë dhe1 italian

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga autoritetet policore në Varese të Italisë me akuzën e trafikut të kokainës.

Operacioni antidrogë u krye në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Malpensa.

Një 43-vjeçar shqiptar dhe një 57-vjeçar italian akuzohen si përgjegjës për magazinimin e një sasie të madhe kokaine në depozitën e një kompanie në komunën Vergiate e specializuar në mirëmbajtjen e materialeve logjistike të përdorura në sektorin e aeronautikës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 12 kg kokainë dhe një depozitë për magazinimin e drogës.

Në magazinën e materialeve aeronautike fshehur në një frigorifer avioni, u gjet një pistoletë e kalibrit 7.65 mm me fishekë e cila ishte vjedhur në vitin 2015 në një banesë në komunën Besozzo.

U gjetën gjithashtu 2.3 kg kokainë e 325 gramë marijuanë si dhe lëndë përzierëse e lëngshme e përdorur për përgatitjen e drogës e cila është ende objekt nën hetim i antidrogës.

Gjithashtu u gjetën e u vunë nën sekuestro materiale e instrumente për përpunimin e përgatitjen e dozave të kokainës.

Shqiptari i dytë u arrestua gjatë një kontrolli rrugor. Në kamionin që ai drejtonte u gjetën 8 pako kokainë me peshë 9 kg.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/itali-kishin-kthyer-magazinen-e-kompanise-ne-laborator-kokaine-arrestohen-2-shqiptare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended