Ruanin parcelat me drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.



Arrestimi i tyre u bë pas zbulimit të një plantacioni me marijuanë në një zonë të pyllëzuar në San Sebastiano, përgjatë brigjeve të lumit Po. Të arrestuarit janë Artur Kurti dhe Massimo Vlashi, të dy të pastrehë.



Nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar plot 391 bimë narkotike në një lartësi prej dy metrash u gjetën të mbjella në vazo, 4 kg marijuanë në proces tharje, 3 kg marijuanë e tharë gati për shitje si dhe materiale të ndryshme për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.



Shqiptarët ishin punëtorë në plantacionin e drogës, ku njëri mendohet se kujdesej për drogën ndërsa tjetri bënte rojen.



Policia ka dyshime se të rinjtë ishin punësuar nga një grup kriminal dhe po punon për identifikimin e personave  të tjerë të përfshirë në rrjet.
Recommended