Ora News - Fier: Familja kthen shtëpinë në laborator droge, arrestohen nënë e bir, në kërkim babai
  • 4 years ago
#oranews #fier #laborator
Një shtëpi ishte shndërruar në një laborator për kultivimin e lëndëve narkotike me llamba dhe aparatura të tjera.

Një familje ishte përfshirë plotësisht në këtë veprimtari kriminale në Mbrostar të Fierit.

Nënë e bir, Qamile Kapaj dhe Anxhelo Kapaj 48 dhe 22 vjeç u arrestuan, ndërsa kryefamiljari Aleksandër Kapaj dhe një 33 vjeçar nga Kosova janë shpallur në kërkim.

Brenda banesës së përshtatur si fermë kanabisi u sekuestruan 312 fidanë të kultivuar dhe pajisje të tjera.

Për të furnizuar llambat me energji ata kishin një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndaj 3 elektricistë janë vënë në hetim.

Policia nuk dha detaje për operacionin që zbuloi kultivimin e kanabisit me llamba, pasi kjo veprimtari është në hetim, por fqinjët thonë se nuk kishin vënë re ndonjë dyshim.

Edhe më herët në vendin tonë janë goditur disa tentativa për kultivimin e kanabisit me llamba në ambiente të mbyllura.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/zbulohet-laboratori-i-kanabisit-ne-fier-prangosen-3-person-2-te-tjere-shpallen-ne-kerkim

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/hNeLnxL9fJ8

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended