RTV Ora - Në kërkim të të zhdukurve, Hamza Kazazi: Dua që babai im të ketë një varr
  • 5 years ago
#rtvora

Janë rreth 5000 persona të zhdukur gjatë viteve të errëta të komunizmit, familjarët e të cilëve i kërkojnë ende sot. Kjo është dhe historia e Hamza Kazazit, i cili kërkon eshtrat e të atit, për ti ofruar atij prehjen në një varr.

"Se janë njerëz të masakruar dhe meritojnë të pushojnë rehat, të kenë një varr".

Është kjo dëshira më e madhe në jetën e Hamza Kazazit, i biri i Jup Kazazit, i njohur si një ndër organizatorët e Kryengritjes së Postribës në Shkodrën e viteve 1946.

Përgjatë 3 dekadave të fundit, qytetarë të thjeshtë si ai kanë luftuar vetë me gjurmët e së shkuarës për të gjetur eshtrat e të afërmeve të tyre dhe për ti ofruar atyre prehjen në një varr.

Hamza Kazazi: Familja ime ka gjithësej 9 të vrarë dhe 12 të burgosur me deri në 20 vjet. Nga të vrarët 7, prej tyre janë të zhdukur. Në 2 të natës në sigurim, nga torturat më të tmerrshme që mund ti bëhen njeriut. Rrethojnë shtëpinë dhe pas disa orësh, ai therët "nuk i dorëzohem i gjallë komunistëve, këlyshëve të Stalinit, rroftë Shqipëria" dhe u ndje krisma që qëlloi veten.

Përmes kërkimeve personale, ai rrëfen se I ati prehet në një varrezë masive në Shkodër, ku ka gjetur edhe eshtrat e disa priftërinjve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-kerkim-te-te-zhdukurve-hamza-kazazi-dua-qe-babai-im-te-kete-nje-varr

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended