Haziri: Vetëvendosje duhet të ketë arsye të mëdha që të na kthejë në bisedime
  • 4 years ago
Pas votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, situata për marrëveshjen e bashkëqeverisjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së ka ndryshuar.


Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e cilësoi në një intervistë për KosovaPress, si të njëanshëm vendimin për të propozuar e më pas votuar Glauk Konjufcën si kryetar Kuvendit. Një lëvizje e tillë, sipas tij, lë pasoja dhe në negociata. Megjithatë, Haziri mendon se palët nuk duhet të kthehen në pikën zero përsa i takon bisedimeve.

?Jo detyrimisht duhet të diskutohet për gjithçka, por duhet të gjendet një rrugë që kthen palët në tavolinë. Duhet arsye e madhe që palët me u kthyer në bisedime. Arsye e madhe politike me u kthyer në bisedime. Duhet besim i madh me u ndërtu, sepse mosbesimi po shihet deri ku ka qu, deri tek vendimet e njëanshme. Duhet me përballu politikisht këtë situatë sepse vendi nuk duhet të hyjë në krizë politike?, shprehet Lutfi Haziri.

Mbi kërkesat e reja të LDK-së pas asaj çfarë ndodhi në Kuvend, Haziri nuk dha detaje, por theksoi se situata ka ndryshuar dhe se gjithçka, do të diskutohet në tryezën e bisedimeve me partinë fituese të zgjedhjeve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Haziri#VV#TopChannel
Recommended