Familja Kazazi, vëlla e motër në kërkim të eshtrave të babait që u zhduk gjatë regjimit komunist

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky është Hamza Kazazi, 77 vjeç, i cili së bashku me motrën e tij kërkojnë të gjejnë eshtrat e babait të tyre dhe 5 të afërme të tjerë të cilët u zhdukën gjatë regjimit komunist në qytetin e Shkodrës.
Hamza Kazazi: Kam qenë 5 vjeç.

Pas 72 vitesh, Hamzai tregon historinë e familjes së tij, sesi i ati Jub Kazazi, pjesmarrës në kryengritjen e Postribës, u vetëvra për të mos rënë në duart e komunistëve, që për tre orë e kishin rrethuar në shtëpinë e dajës së tij në vitin 1946.
Hamza Kazazi: E zbuluan ku ishte babai, i strehuar tek daja i tij Rifat Kopliku, babai nuk dorëzohet dhe thonë në 3 të natës, pas tre orësh vret veten.
Pas vetëvrasjes, forcat e Mbrojtjes së Popullit e morën kufomën e Jup Kazazi dhe e shëtitën nëpër qytet si një formë presioni dhe terrori.

Hamzai në kohën kur i ati ndërroi jetë ishte vetëm 5 vjeç, por kjo nuk e ka penguar të ndjekë gjurmët për ta çuar tek eshtrat e të atit.
Hamza Kazazi: Para 20 vitesh sipas informatave po shkonte një djalë 13 vjeç për tu larë në Kir, ka parë kur e kanë varrosur tim atë. Unë atëherë duke gërmuar me kujdes gjeta një kafkë me tre dhëmbë floriri, pak më tej shumë afër doli pjesa e gjoksit të priftit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familja-kazazi-vella-e-moter-ne-kerkim-te-eshtrave-te-babait-qe-u-zhduk-gjate-regjimit-komunist

Recommended