Digjet për herë të dytë fabrika e dyshekëve të babait të kryebashkiakut të Kavajës!
  • 4 years ago
KAVAJE- Fabrika e dyshekëve të Gjergj Krajlit, babait të Redjan Krajlit, kryebashkiakut të Kavajës është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë.

Forcat zjarrfikëse nga Durrësi, Tirana, Lushnja kanë shkuar në ndihmë të atyre të Kavajës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që është bërë edhe evakuimi i banorëve të zonës. Nga flakët mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Recommended