Report TV - Krali pas votimit Do jem kryebashkiaku i Kavajës për të majtë dhe të djathtë
  • 5 years ago
Kandidati socialist për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e sotme vendore.

Në fjalën e tij për mediat, ai tha se procesi i votimit në Kavajë po shkon shumë mirë. Më tej u bëri thirrje çdo qytetari që të marin pjesë në votime.

"Procesi në Kavajë po shkon jashtëzakonisht mirë, kisha besim se Kavaja është një traditë, ka qytetari. I ftoj të gjithë të marin pjesë sa më shumë, të bëjmë detyrën tonë qytetare. Pjesamarrja është jashtëzakonisht shumë mirë, goxha mirë. Nga të gjitha raportimet që kam është shumë mirë, çdo pikë votimi ka qetësi, nuk ka asnjë lloj problemi."- deklaroi Krali.

Ndërkaq, i pyetur për pritshmëritë e tij në këto zgjedhje, ai tha se është shumë i kënaqur.

"Pritshmëritë e mia besoj se po i kalojnë, nuk e prisja por jashtë mase mirë, jam shumë i kënaqur me pjesmarrjen deri tani. Kavaja ka treguar që është një qytet Evropian."- tha socialisti.

Më tej kandidati i PS shprehet i bindur se do jetë kryebashkiaku i Kavajës për të majtë dhe të djathtë, ndërsa dha edhe premtimin se do bëjë maksimumin e tij.

"Unë do jem kryebashkiaku i Kavajës për të majtë dhe të djathtë. Premtoj maksimumin tim, gjithë vizionin që kam dhënë në biznesin tim ashtu do ta sjell dhe Kavajën, për fëmijët e mi dhe të vendit. Do jap maksimumin tim. Do e shikojmë në katër vitet e ardhshme sesi do jetë Kavaja."- premtoi Krali.
Recommended