Ora News - Drogë dhe Drogë në Tiranë, arrestohen dy shpërndarësit, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në kryeqytet. Finalizimi i operacionit antidrogë i koduar ?Tattoo?, ka çuar në sekuestrimin e 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis.

Për drogën u arrestuan dy shtetas, Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se "për tre të rinjtë disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e ?Ali Demit? dhe ?Martenitetit të Ri? dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm".

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

- 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

- 2 aparate celularë

- 1 dorezë metalike

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale ?Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim?, ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim? dhe për veprën penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta? në ngarkim të shtetasit O. Gj.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tattoo-e-droge-ne-kryeqytet-arrestohen-dy-shperndaresit-sekuestrohet-mbi-1-kg-kanabis