Ora News - Kapen 5 persona të veshur si policë, u sekuestrohet kanabis dhe 18 mijë euro
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Disa veshje me mbishkrimin ?policia?, 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, si dhe tre automjete janë sekuestruar në Devoll.

Në pranga kanë rënë 5 shtetas, ndërsa dy të btjerë janë shpallur në kërkim 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Arrestimi - Operacioni antidrogë i koduar "Kurila" vuri në pranga shtetasit:

? M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.

? A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.

? K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

? B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.

? D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërsa në kërkim u shpallën shtetasit:

? R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për "Vjedhje").

? M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe armëmbajtje pa leje").

?Shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin "Policia", për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll?, njofton policia.

Sekuestrimi - Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin "Policia" dhe aparate celularë.

Operacioni u realizua me sukses falë bashkëpunimit të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim", e ngelur në tentativë dhe "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tek-veshjet-e-quajtura-policia-sekuestrohet-kanabis-dhe-18-mije-euro

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended