Pogradec, kapen me 14 kg kanabis , arrestohen 3 persona, njëri tentoi të arratisej nga liqeni
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Policia ka arrestuar 3 persona në Pogradec për transportimin e lëndëve narkoitke.

Të tre personat po udhëtonin me makinë tip ?Ford? gjatë aksit Lin-Pogradec ku janë ndaluar nga autoritetet.

Njëri prej tyre, shtetasi me iniciale A.P. tentoi të largohej duke u hedhur në liqen. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas po udhëtonin, në bagazh, u gjet një sasi prej 14 kg e 300 gr kanabis.

Ndërsa edhe në banesën e shtetasit E. Ç., u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

?Në vijim të punës për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në drejtimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave të lartpërmëndura është finalizuar operacioni policor i koduar "Lini", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P., 42 vjeç, banues në fshatin Qafëzez, Kolonjë (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"), E. Ç., 22 vjeç, banues në Librazhd, E. H., 23 vjeçe, banuese në Durrës? ? njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pogradec-kapen-me-14-kg-kanabis-ne-makine-arrestohen-3-persona-njeri-tentoi-te-arratisej-permes-liqenit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended