Report TV -Kapen me 320 doza kanabis, arrestohet 4 të rinjtë në Tiranë
  • 5 years ago
TIRANË- 4 persona mes tyre një 16 vjeçar, janë arrestuar pasi akuzohen për shpërndarje të kanabisit si dhe 5 të tjerë janë vënë nën hetim për moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilit u kapën në flagrancë tek 'Bulevardi i ri' gjatë operacionit të koduar 'Bulevardi'. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre personave të arrestuar u gjetë dhe u sekuestrua: 301 doza me lëndë narkotike kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

Po ashtu në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë dhe L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën "Pjetër Dungu", gjatë kontrollit policia i gjeti 19 doza kanabis.

Ndërkohë provat e mbledhura nga policia janë vënë në shërbim të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në rëndim të të arrestuarve.