Kapen 203 kg kanabis në Fushë Krujë, pranga 59-vjeçarit, në kërkim dy djemtë
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Sekuestrohen 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa në fshatin Zallë të Fushë Krujë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi F. Z., 59 vjeç, si posedues i lëndës narkotike, si dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç.

Kapja e lëndës narkotike erdhi gjatë aksionit që kanë ndërmarrë të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme ?Shqiponjat?, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 86 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 22 shtetas, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 56 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Rastet më kryesore:

Në Tiranë, nga Forcat e Posaçme ?Shigjeta? është kapur shtetasi i shpallur në kërkim S. T. (Z.), 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A. Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.

Në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., banues në Pojan, Maliq, pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në Lezhë është arrestuar shtetasi G. K., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike.

Operacioni vijon.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kapen-203-kg-kanabis-ne-fushe-kruje-pranga-59-vjecarit-ne-kerkim-dy-djemte/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram...