Report TV - Kontrollet për kanabis, helikopteri i policisë fluturon mbi Fushë-Krujë

  • 4 years ago
Kontrollet e policisë për kultivim kanabisi po bëhen edhe nga ajri. Në zonat e Këlcyrësm Përmetit dhe Krujës helikopteri i policisë ka monitoruar zonat malore.

Sipas disa burimeve bëhet e ditur se këtë vit ka një rritje të ndjeshme të kulitvimit të kanabisit në qarkun e Durrësit.Nga 80 parcela të evidentuara dhe eliminuara vitin e kaluar në këtë qark, këtë vit janë evidentuar e filmuar nga guardia di finanza dhe policia shqiptare rreth 200 të tilla.

Nga ana e policisë së shtetit po bëhet asgjësimi ne terren i parcelave të kanabisit. Zonat më problematike në qark janë zona e Ishmit dhe malësia e Krujës.

Në muajin qershor autoritetet bën bilancin e tre muajve, ku u sekuestruan vetëm 300 rrënjë kanabis, shumica në zonën e Tepelenës.

Në të gjitha aksionet e ndërmarra këto muaj nga Policia Vendore janë vënë në pranga 10 persona. Aksionet policore ndërkaq vijojnë ende në bazë të në plani masash apo dhe raportimeve nga terreni.

Recommended