Report TV - 'Befasia', arrestohen në babë e bir në Fier, iu sekuestrohet drogë, armë e pasaporta
  • 5 years ago
Babë e bir u arrestuan nga Policia e Fierit në një operacion anti-drogë të koduar 'Befasia'

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Fierit, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë A.L, 55 vjeç, dhe djalin e tij A.L, 26 vjeç.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza Kokainë, 6 doza Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, dhe 5 aparate celularë.

Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"
Recommended