Report TV - Vdekja e shqiptarit në Greqi familja protestë para ambasadës

  • 8 years ago
Vdekja e 29-vjecarit nga Lezha Pëllumb Marnikollaj në Greqi mbetet një mister për familjarët e tij. Ata protestuan këtë të premte para ambasadës greke në Tiranë duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës, ndërsa e cilësuan vdekjen e të afërmit të tyre një krim të policisë greke dhe turp për Greqinë si një vend anëtarë i Bashkimit Europian.

"Na e vratë Pëllumbin", "U treguat të pabesë", "Nuk do heshtim kurrë", "ishin disa prej mesazhe të pankaratave që mbanin në duart familjarët e të afërmve të Marnikollajt ndërsa babi i tij Nikoll Marnikollaj u shpreh se mbetet në pritje të drejtësisë dhe ekspertizës mjekoligjore e cila do të zbardh shkakun real të vdekjes së 29-vjecarit shqiptar.

Protestuesit kërkuan të ndaleshin para derës së ambasadës greke ndërsa sipas lejes së dhënë nga policia e Tiranës ata duhet të qëndronin në trotuarin e rrugës së Kavajës çka për pak minuta krijoi debat mes tyre dhe uniformave blu.

Për këtë rast kanë nisur hetimet dy palëshe nga prokuroria Greke dhe ajo shqiptare dhe pritet që në fillim të muajit shtator të dilet me një raport final mbi shkaqet që çuan në vdekjen e të riut 29-vjecar të dënuar në Greqi me 8 vite burg për vjedhje.

Pëllumb Marnikollaj ndodhej me masën e sigurisë detyrim paraqitje nga drejtësia helene dhe më 3 gusht ai u paraqit si çdo dy muaj në komisariatin e policisë para oficerëve gjyqësorë por nga ajo ditë humbi jetën.

Në një version të saj policia greke deklaron se ai u vethodh nga kati i katërt i komisariatit por ky version mohohet nga familjarët të cilët deklarojnë se godina e policisë në ?Katio Patisia? është tre katëshe dhe i afërmi i tyre u dhunua nga policia.

Recommended