Report TV -Vdekja e nënës pas lindjes, bluzat e bardha në protestë
  • 5 years ago
Mjekët e Elbasanit kanë dalë në protestë, në shenjë solidarizimi me dy kolegët e tyre, të arrestuar ditën e djeshme pas vdekjes së 25-vjeçares. Arrestimin e mjekut kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatorit Nikollaq Thana, bluzat e bardha e kanë cilësuar si një masë ekstreme dhe shumë të nxituar.

"Shprehim indinjatën dhe shqetësimin maksimal , një masë ekstreme e marrë ndajë tyre. Është një nxitim i policisë, pasi janë jo vetëm mjek të nderuar, por janë edhe më të përkushtuar. Janë arrestuar para se të dalin rezultatet e autopsisë mjeko-ligjore, ku përcaktohet shkaku i vdekjes se 25-vjeçares. Është për të ardhur keq që policia tregohet kaq e shpejtë për arrestimin e bluzave të bardha që shpëtojnë pa fund jetë, pa pasur fakte. Jemi të shokuar nga prangosja pa asnjë fakt. Policia nuk është treguar aq e shpejt kur iu është kërcënuar jeta, ose kur janë penguar në krye të detyrës", thuhet në deklaratën zyrtare të mjekëve të Elbasanit.

Ditën e djeshme humbi jetën, një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova. Pasi Debrova pësoi arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë për problemet e hasura me zemrën, por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë. Lidhur me pretendimet e familjarëve ka pasur edhe një reagim zyrtar nga ana e Drejtorisë së spitalit rajonal të Elbasanit, në të cilin theksohej se pacientja që humbi jetën ka ardhur në spital me barrë të vonuar 42-javëshe. Fëmija është shëndoshë e mirë.
Recommended