Vdekja e 25 vjeçares në Elbasan pas lindjes së fëmijës flet mjekja e shërbimit gjinekologjik
  • 5 years ago
Mjekja e shërbimit gjinekologjik, Teuta Ilirjani, në një prononcim për Report Tv tha se gruaja i ka bërë ekzaminimet para një muaji, përfshirë edhe zemrën, ku kishte rezultuar në rregull. Por sot ka ardhur në situatë urgjence dhe aty nuk bëhen të tilla ekzaminime.

?Pacientja është shtruar me barrë të vonuar, dy javë nga java që duhej të linde dhe është ndërhyrë. Operacioni ka shkuar mirë, foshnja mirë. Si operacion ka qenë shumë në rregull. Këto janë raste shumë të rralla në gjithë botën njihen, unë jam e tronditur nga ky fakt, ka kohë që s?ndodh kjo në maternitetin tonë. Vajzës i ishte vonuar data e lindjes. Këto raste njihen, nuk janë vetëm te ne janë kudo?, tha mjekja nga materniteti i Elbasanit.
Recommended