Report TV - 'Kush do t'i japë gji Aleas', shoqet e nënës që vdiq pas lindjes bëjnë premtimin PREKËS
  • 5 years ago
"Edhe unë mund të isha Rexhina"; " Kush do t'i japë gji Aleas"; "Sa vlejmë ne nënat"...janë këto disa pankarta që mbajnë në duar dhjetëra gra që po protestojnë në maternitetin e Elbasanit për vdekjen e Rexhina Dobrovës. Në ditën e dytë të protestës, familjarëve u janë bashkuar edhe dhjetëra gra dhe studente që kërkojnë të vendoset drejtësi për 25-vjeçaren që humbi jetën disa ditë më parë. Sipas tyre, ajo që i ndodhi Rexhinës "sot", është një tregues se sa të pasigurta janë nënat e reja, duke bërë shkaktarë drejtësinë e korruptuar dhe mjekët e paaftë. Pas deklaratës prekëse të bashkëshortit të Rexhinës, sot, ishin shoqet e saj që i përcollën një mesazh të fortë dhe i bën një premtim publik: që Aleas, nuk do t'i mungojë dashuria.

"Princesha jonë Rexhina, të kishim motër e jo shoqe, të morën të mallkuarit prej nesh e na lanë një brengë të madhe. Alean do ta duam dhe do t'i japim gjithë dashurinë e botës që ti nuk mund t'ja jepje", shkruhet në pankartën që mbajnë në duar shoqet e 25-vjeçares.Thirrjet e tjera të protestuesve janë për të vendosur drejtësi dhe për t'i dhënë fund një mjekësie të korruptuar.

"Turp mjekësi e korruptuar"; "Gjykatës e prokuror kërkojmë drejtësi"; "Jashtë doktorëve të paaftë"; "Doktor, infermier, përse iku nëna ime, përse nuk e kam pranë, ma shpjegoni, mundeni"; "E doje, adhuroje jetën, por ta ndërprenë atë në lule të rinisë", vratë një lule, shuat një yll", lexohet në panktartat e tjera.
Recommended