Lamtumirë Moikom Zeqo, fjalimi prekës i djalit: Amaneti i tij s'u përmbush! Ku je tani babi?

  • 4 years ago
TIRANE-I është dhënë sot lamtumira e fundit eruditit Moikom Zeqo. Më lot në sy djali i tij Epidami tha se ende nuk është përmbushur amaneti i Moikomit për një Shqipëri më të mirë. Ai premtoi ngritjen e një fondacioni me emrin e tij dhe botimin e të gjithë veprës që ka lënë pas. Lamtumira i është dhënë shkrimtarit të njohur edhe nga përfaqësues të politikës, ndërsa presidenti Meta e cilësoi misionar.

Njerëz të thjeshtë, të kulturës, artit, politikës, miq edhe bashkëpunëtorë të një jete pavarësisht pandemisë i dhanë lamtumirën e fundit Moikom Zeqos. Në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar, portreti i Moikom Zeqos në një fotografi dhe disa piktura të tij, u rrethuan nga qindra kurora dhe tufa me lule. Përkrah bashkëshortes, Lidës, që i qëndroi pranë në ditë të vështira, gjendeshin vajzat edhe djali, Epidami.

Recommended