Pa Gjurme- 69 vjecari kerkon motren/ Nena u vdiq gjate lindjes, ndahen nga njeri tjetri ne jetimore.

  • 5 years ago
Duke u kthyer vite pas, pak para se të përfundonte lufta, Pjetri dhe Maria Gjokhilaj lidhën kurorë. Ata u bënë prindër të 9 fëmijëve. Një familje e madhe që përfundoi me humbjen fatale të nënë Maries. Ajo nuk mundi dot të mbijetonte pas lindjes së fundit të dy binjakëve Gjonit e Mrise më 22 maj 1960.

Fëmijët ishin amaneti i saj i fundit, ndërsa mbylli syte përgjithmonë pa mësuar trishtimin që do të lindte në familje humbja e saj dhe jo vetëm dhe plotësimi i amanetit. Vdekja e së shoqes e bëri më të vrazhdë Pjetrin, ai u mbyll në vetvete nga dhembja. Një baba dhe një bashkëshort të cilit iu prenë krahët pabesisht. Binjakët e fundit, për të cilët humbi jetën nënë Maria për shkak të kushteve jo të mira ekonomike dhe vështirësisë për t?i rritur, Gjonin e Mrian i dërgojnë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Me të mbushur 4 muajsh Mria birësohet, një të vërtetë që familjarët e mësojnë shumë vite më pas, ndërsa u kishin thënë më parë se foshnja kishte vdekur.

Në studion e emisionin "Pa Gjyrmë", mbrëmjen e kësaj të marte ka vendosur të rrëfejë histiorinë e familjes së tyre vëllai i 69 vjeçares së humbur, Laze Gjokhilja i cili prej shumë vitesh tregon se është në kërkim të motrës së birësuar Mrie Gjokhilja.

Vëllai Laze Gjokhilja : Ka qenë e premtja e fundit e muajtit e vitit 1960 kur ka lindur. Mamaja lindi edhe dy binjakë përveç meje dhe fëmijëve të tjerë. Mamaja lindi në kushtet e shtëpisë në asistencën e kunatës së saj , Gjystes. Spitalet ishin larg dhe mamaja humbi jetën pasi kur ka lindur fëmijën e parë , Gjonin nuk e dinte se do sillte në jetë edhe fëmijën e dytë Marian. Kur e ka parë që nuk ndihej mirë, i ka thënë kunatës "Amanet fëmijët". Ka qenë 36 vjeçe kur humbi jetën dhe për 18 vite ajo ka sjellë në jetë 9 fëmijë.Atëherë ka qenë një kohë e vështirë pasi jetonim në shtëpi 24 anëtarë të një familje. dhe mamaja ka vdekur sapo hymë në shtëpinë e rregulluar. Ajo ka bërë një jetë shumë të vështirë, duke qënë se në atë kohë duhet t'i bënin të gjithë punët në blegtori. Kanë shkuar më pas për të lajmëruar në vendin e punës, babain ku i kanë dhë lajmin e vdekjes së mamasë.

Laze Gjokhilja, vëllai i 69-vjeçares
Me të mësuar për birësimin e Mrias, Pjetri e merr binjakun tjetër Gjonin nga shtëpia e fëmijës dhe e sjell tek fëmijët e tjerë.

Vitet kaluan. Sot pas afro 62 vitesh e vetmja që mungon në familjen e madhe Gjokhilaj është Mria . Përmës një prej një prej vëllezërve të saj, Laze kjo histori erdhi e rrëfyer në "Pa gjurmë", i cili në përmbushje të amanetit të nënës Maria kërkon fatin e motrës binjake të birësuar pas dramës që tronditi familjen e tyre.

Recommended