Ora News - Atentat vëllezërve në Tepelenë, njëri vritet, tjetri plagoset
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy vëllezër ranë pre e një atentati në Tepelenë. 47-vjeçari, Artur Bresha, u vra, ndërsa Artan Bresha mbeti i plagosur. Dyshimet janë se pista kryesore e krimit është një hakmarrje e vjetër.

Një 47-vjeçar u vra në një atentat me armë zjarri në Tepelenë, ndërsa vëllai i tij 43-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Artur Bresha, sipas të dhënave paprake, u qëllua teksa ishte nisur për në punë, si roje në kantierin e by-passit të Tepelenës.

Pas ekzekutimit, autorët mësohet se kanë marrë në makinë trupin e viktimës dhe më pas kanë sulmuar në rrugë edhe vëllanë e tij Artan Bresha.

Burimet thonë se 43-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka vënë në alarm policinë lokale që nën drejtimin e prokurorisë kanë ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Në ndihmë janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Blutë ngritën postoblloqe dhe ushtruan kontrolle në disa rrugë dhe kryen kontrolle në disa zona me qëllim kapjen e autorëve.

Burime thonë se policia ka marrë në pyetje disa persona, por ende nuk konfirmohet nëse ka persona të dyshuar.

Ngjarja po hetohet në disa pista, por burimet thonë se kryesore është vrasja për shkak të një hasmërie të vjetër.

Artan Bresha që mbeti i plagosur është person me precedentë penalë.

43-vjeçari është arrestuar 8 vite më parë me rreth 1 ton marijuanë, të cilën tentoi ta trafikojë drejt Greqisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-tepelene-nje-i-vdekur-nje-i-plagosur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended