Ora News - Atentat në Durrës, vritet miku i Shullazit, një tjetër plagoset

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati me armë zjarri në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (6 nëntor) në lagjen 13 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe personi i plagosur ndodheshin në makinën tip ?Audi A8? me targa AA 857, kur janë qëlluar me armë nga persona te paidentifikuar.

Viktima është Edison Harizaj 39 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Genci Caca 33 vjeç, të dy nga Vlora.

Viktima, pjesë e grupit të Emiljano Shullazit

Ata po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës, ndërsa mësohet se Haziraj ishte pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Fillimisht u raportua se Genci Caca ndërroi jetë në spital, por më pas u konfirmua se ai kishte pësuar vdekje klinike dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu, Edison Harizaj dyshohet se është i përfshirë edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë.

Është gjetur një makinë e djegur

Ende nuk ka informacion se kush mund të ketë kryer atentatin, por në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

Atentati nga më shumë se një person

Atentati mendohet se është kryer nga më shumë se një person dhe ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e dy personave. Po ashtu autorët kanë qëlluar me më shumë se një karikatore kallashnikovi në drejtim të dy personave.

Ndërkohë policia në një njoftim në orët e vona tha sqaroi se:

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ?Audi? është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-me-arme-zjarri

Recommended