Report TV - Shkodër, 2 aksidente rrugore, vdes njëri prej vëllezërve, plagoset tjetri

  • 8 years ago
1 i vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i 2 aksidenteve të ndodhura në harkun e pak orëve mbrëmjen e së enjtes në aksin Shkodër- Koplik.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 20:00 në vendin e quajtur Grizhë ndërsa ka humbur jetën një këmbësori i cili po lëvizte në anë të autostradës.

Kadri Kazma 55-vjeç nga fshati Grizhë është përplasur nga automjeti me targë TR 0399 U, me drejtues shtetasin Enver Zeka, 51-vjeç.

Përplasja ka qenë fatale për 55-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Ndërkohë pak minuta pas kësaj ngjarje një tjetër aksident ka ndodhur po në aksin Shkodër-Koplik rreth orës 21.45 në vendin e quajtur fshati Demiraj ku janë përplasur 2 automjete, ndërsa në aksident është përfshirë edhe vëllai i viktimës së aksidentit të parë i cili po udhëtonte si pasagjer drejt spitalit të Shkodrës.

Çdo gjë ka ndodhur kur automjeti tip ?Toyota? që drejtohej nga 51-vjeçari I. N me targa TR 8200 P është përplasur me automjetin ?Mitsubishi? me targë AA 919 JF me drejtues shtetasin A.Xh, 40-vjeç.

Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar R.Kazma 58-vjeç, vellai i viktimës së aksidentit të parë i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin ?Toyota?, dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve.

Recommended