“3 familje me një bonus qeraje. Nëse nuk vdes, nuk vjen njeri” PD denoncon rastin e vëllezërve Llaci

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet me rastet e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Kësaj here zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka pasur një diskutim me vëllezërit Llaçi, të cilët janë 3 familje që marrin një bonus qiraje nga shteti, pasi shtëpia e tyre është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas denoncimit, ata janë të detyruar ta paguajnë vetë qeranë.

?Ne duam një përgjigje sa më të shpejtë. Kaq. Kjo lagje kanë thënë për t?u prish, të vijnë ta prishin, ose të vijnë o vlla të shohin që janë njerëzit nëpër shtëpia. Dritat ndezur në darkë që flenë nëpër shtëpia a kupton? Po sikur t?i shembet të vdesin brenda, kush do të mbajë përgjegjësinë? Mirë që s?po vijnë të na shohin dhe po na lënë kështu por duan të na çojnë dhë në Vaqarr. Fare, unë dua që kur të bëhet të jem këtu?, mësohet të ketë thënë njëri prej vëllezërve.

DENONCIMI I TRE VËLLEZËRVE LLAÇI NË KOMBINAT, BASHKIA TIRANË.

?Jemi 3 familje në një shtëpi dhe marrim vetëm një bonus qeraje?. Me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti, vëllezërit Llaçi në pritje të shtetit: Po hidhem unë që të vinë ta rregullojnë. Në qoftë se nuk vdes njëri, nuk kujtohen.

Pallati ku banonin Gesian Llaçi, bashkë me dy vëllezërit dhe familjet e tyre, ka pësuar dëmtime serioze dhe është klasifikuar DS4 nga komisioni i vlerësimit. Si të gjithä familjet e tjera, ata u detyruan të shpërnguleshin në shtëpi me qera, ku ? shteti iu dha vetëm 1 bonus qeraje, që nuk u shërben për asgjë. Gjatë bisedës me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ai thotë se për të paguar qeranë e shtëpisë detyrohet të shtojë lekë nga xhepi, si dhe duhet të mendojë edhe për pagesën e ujit, dritave dhe taksave për shtëpinë e shkatërruar, e pabanueshme momentalisht. Ai shprehet se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga instititucionet përkatëse se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre, si dhe shumë familje të tjera janë detyruar të kthehen në shtëpitë e dëmtuara në këtë lagje.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/3-familje-me-nje-bonus-qeraje-nese-nuk-vdes-nuk-vjen-njeri-pd-denoncon-rastin-e-vellezerve-llaci/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended