Vdes Jak Prenga i marrë peng/ RENEA në aksion, arreston 4 persona por nuk gjen trupin
  • 4 years ago
Aksioni i RENEA-s, i zhvilluar të hënën në Shijak, vuri në pranga katër persona, të lidhur me rrëmbimin e ndodhur në datën 17 janar në Kamëz, ku u mor me forcë nga dy persona 59 vjeçari, Jak Prenga.


Nga hetimet e zhvilluara, rezulton se i rrëmbyeri Jak Prenga, si pasojë e goditjeve të marra në momentin e rrëmbimit dhe humbjes së gjakut, ka gjetur vdekjen rrugës duke e transportuar në kompleksin Golden, aty ku rrëmbyesit kishin parashikuar ta mbanin peng.

Po sipas hetimeve, autorët e ngjarjes, janë kujdes që trupin e Jak Prengës ta fshehin, ndërkohë që forca të shumta të policisë vijojnë kërkimin e trupit të tij.

Katër të arrestuarit për këtë ngjarje janë, Bajram dhe Leonard Hajri, babë e bir, Elton Hajri dhe Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak.

Menjëherë pas rrëmbimit, autorët e kësaj ngjarjeje, kanë shkuar në kompleksin ?Golden?, i cili është në pronësi të shtetasit Altin Hajri.

Ky i fundit, në 2015 është arrestuar në Itali së bashku me 15 persona të tjerë të cilët akuzoheshin për trafik ndërkombëtar droge.

Në këtë operacion të RENEA-s, u shtruan kontrolle edhe në disa subjekte si hotele dhe tre banesa private, në fshatin Pjezë, Shijak dhe Durrës, ku u sekuestruan 2 pistoleta, një sasi municioni, 16 celularë, 4 automjete dhe një sasi eurosh.

Motivet e kësaj ngjarjeje, sipas policisë lidhen me një konflikt që një nga vëllezërit e viktimës Jak Prenga ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, në Britaninë e Madhe, lidhur me ngjarje kriminale. Burime thanë për Top Channel, se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme droge.

Ndërkaq, po vazhdojnë hetimet e prokurorisë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në organizimin dhe rrëmbimin e Jak Prengës, i cili gjeti vdekjen.

Janë katër akuza të cilat rëndojnë mbi personat e përfshirë në këtë ngjarje, për veprat penale ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?, ?Fshehja ose asgjësimi i kufomës?, ?Moskallëzimi i krimit?, ?Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës?, të kryera në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JakPrenga#RENEA#TopChannel
Recommended