Report TV -Regjisori feston 80-vjetorin e lindjes, Pëllumb Kulla: Në jetë kam qenë njeri me fat!
  • 4 years ago
Institucioni i mirënjohjes, si rrallëherë bëri bashkë në datëlindjen e 80-të të Pëllumb Kullës, familjarët, kolegët edhe miqtë e një jete në sallën e vogël të ArTubinës. Udhëtimi i tij jetësor nga Zëmblaku i Korçës, në guroret e Vlorës, tek takimi me Enver Hoxhën, i cili do t?i plotësonte dëshirën, duke i dhënë të drejtën për studime e më tej në skenën e Fierit. Por, edhe shumë surpriza plot humor do të vinin ëmbël te publiku, që kishte ardhur kësaj here të duartrokiste njeriun e penës, regjisorin e njohur të shumë realizimeve kinematografike edhe teatrore në këtë spektakël me regji të Petrit Rukës, që u prezantua nga Leonard Bombaj dhe këngëtarja Marsela Çibukaj. Të parët, që kishin ardhur së largu për të, ishin artistët e Fierit, me të cilët për 18 vite radhazi do të kryesonin me humorin e hollë të Kullës.
Recommended