Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes, Veliaj: Së shpejti një shtëpi muze

  • 5 years ago
Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes. Por, ky përvjetor vjen ndryshe për njeriun e madh të letrave shqipe, shtëpia e të cilit shumë shpejt do të jetë një muze për t?u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni, kanë nisur pa humbur kohë punën për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh shqiptar në Rrugën e Dibrës, e cila në të ardhmen do të jetë një destinacion turistik jo vetëm për të pasionuarit pas veprave të Kadaresë.Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë nismë një eksperiencë krejt të veçantë.

Jam shumë i lumtur që me rastin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare kemi nisur punën në atë që nuk është vetëm një shtëpi muze, por është një eksperiencë në zemër të Tiranës, në një pallat i cili mbart shumë histori; një pallat që çoi Maks Velon për vite të tëra në burg, një pallat ku me Kadarenë ka qenë komshi edhe shkrimtari Dritëro Agolli.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës
Ai nënvizoi se falë kësaj ndërhyrje, do të dalë në pah, i transformuar, një tjetër xhevahir i mbuluar nga pluhuri.

Falë projektit të Elisabetta Terragnit, arkitektes së famshme të ?Shtëpisë së Gjetheve?, po vëmë dorë mbi një xhevahir të mbuluar nga pluhuri në qendër të Tiranës, e cila i ka të gjitha mundësitë të transformojë ndoshta një nga pallatet më të përfolura në Tiranë. Kemi punuar shumë me pallatet e Tiranës, me administratorët, për t?i rregulluar me veshje kapotë, por kjo ndërhyrje është e veçantë. Sigurisht, do të kujdesemi që pallati të transformohet dhe të shkojë në fazën përfundimtare siç e kishte projektuar i madhi Maks Velo, por epiqendra do të jetë apartamenti i Ismail Kadaresë, në të cilin ai jetoi nga vitet ?70 deri në vitet ?90, dhe ku ka shkruar disa nga kryeveprat e tij?, u shpreh kryebashkiaku.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Recommended